Kosove

BILD: Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova

February 19, 2025, 12:02

Gazeta e njohur gjermane, “Bild”, raporton se, sipas informatave të saj, Italia është duke u përgatitur për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane nga Kosova.

“Sipas të dhënave të Bild-it, Italia është duke u përgatitur për tërheqje të mundshme të trupave të ShBA-së nga Kosova. Aleatët evropianë atëherë do të ishin të vetëm në Ballkan kundër mikut të Putinit, Aleksandar Vuçiq, dhe ushtrisë së tij të fuqishme serbe” – thuhet në artikullin e gazetës gjermane.

“Ka shqetësim të madh në shumë pjesë të Evropës për negociatat amerikano-ruse. Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka përjashtuar një tërheqje të plotë të trupave amerikane nga Evropa. Sipas të dhënave të Bild-it, shërbimet perëndimore të sigurisë dhe politikanët perëndimorë kanë frikë se bisedimet që nisën sot në Riad do të mund të çonin në përfundimin e pranisë së trupave amerikane në pjesë të mëdha të Evropës” – thuhet në krye të artikullit.

Një zyrtar i sigurisë në Evropën Lindore gazetës “Bild” i tha: “Sipas të dhënave tona, kjo ka të bëjë me kërkesat e Putinit të vitit 2021, që janë tërheqja e trupave amerikane nga të gjitha shtetet e NATO-s që janë bërë pjesë e aleancës pas vitit 1990.”

Skenari i rastit më të keq është ai në të cilin shumë ekspertë kanë frikë për një pushtim të menjëhershëm nga ushtria ruse në ish-republikat sovjetike, Estoni, Letoni e Lituani, si dhe një luftë e shkallës së lartë me Poloninë, thuhet më tej në artikullin e gazetës gjermane.

Prania e trupave amerikane në zonat afër Rusisë, sipas konsensusit të shteteve fqinje të Rusisë, është garancia më e madhe për pavarësinë e këtyre vendeve.

Ish-ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis, në rrjetin X shkroi: “Lavrovi kërkoi që NATO-ja të kthehet në kufijtë e saj të vitit 1997 dhe të tërhiqet nga të gjitha shtetet me përjashtim të Gjermanisë [së dikurshme] Lindore në interesin e stabilitetit në Evropë. Prandaj pse nuk do të duhej ta kërkonte Putini këtë në Riad?”

Në një analizë të gazetës “Financial Times” thuhet: “Putini dëshiron që trupat e NATO-s të tërhiqen nga tërë ish-perandoria sovjetike. Zyrtarët evropianë besojnë se ka gjasa që Trumpi do të pajtohet për tërheqjen e trupave amerikane nga Baltiku dhe ndoshta edhe më në perëndim. Kjo do ta linte BE-në pa mbrojtje kundër ushtrisë ruse.”

Sipas të dhënave të gazetës “Bild”, bazat e vetme që tani për tani nuk janë në diskutim janë baza amerikane në Ramstein të Gjermanisë dhe bazat e forcave ajrore në Britani. Pjesa tjetër e Evropës duhet të përgatitet për ndryshime të thella, nëse Trumpi dhe Putini arrijnë një marrëveshje, thuhet në artikull./Nacionale

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve

Më shumë nga kategoria

IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_8464
Shkup: Trupi i pajetë i një personi zbulohet në një veturë Mercedes
IMG_0851
Aksident i rëndë në rrugën Mavrovë-Gostivar, rrokulliset vetura
IMG_0849
Bill Gates: Do të punojmë vetëm 2 ditë në javë
IMG_0846
Në disa vende muslimanët festuan sot Fitër Bajramin
IMG_0844
Reagim i ashpër nga BC Çair 2030 pas incidenteve në Kumanovë
IMG_0830
Reagon Faton Ahmeti: Kreshniku dhe Bekimi padrejtësisht mbetën prapa grilave për Bajram