Trendy

Biletat e avionëve do të arrijnë nivele rekord

Para 33 minuta

Biletat e avionëve pritet të rriten në muajt e ardhshëm, dhe ka të bëjë me problemet në furnizimin me naftë dhe gaz përmes ngushticës së Hormuzit.

Gjatë një seance dëgjimore në Komitetin e Thesarit në Parlamentin britanik, ekspertja e tregjeve të energjisë Amrita Sen, themeluese dhe drejtoreshë e analizave në kompaninë Energy Aspects, tha se situata aktuale përbën një tronditje historike për tregun global të energjisë.

“Është vërtet çmenduri ajo që po ndodh në tregun e karburantit për avionë”,-tha Sen. Ajo shpjegoi se një pjesë e madhe e prodhimit të këtij karburanti bëhet në Lindjen e Mesme dhe në Azi, dhe për momentin është shumë e vështirë të gjenden burime alternative për të përmbushur kërkesën.

Rreziku për transportin detar në ngushticën e Hormuzit ka bërë që nafta bruto të mos kalojë normalisht, gjë që ndikon drejtpërdrejt në prodhimin e karburantit për avionë.

Trending