Maqedoni

Binas Pajaziti jep dorëheqje nga pozita e drejtorit të SHMKM “Nikolla Shtejn” -Tetovë

November 19, 2024, 09:11

Në vazhdim publikimi i Binas Pajazitit në rrjetin social facebook:

Gjithmonë do të ketë zemra që do ju duan sado që ti mërzitni dhe gjithmonë do të ketë zemra që nuk do ju duan sado që ti nderoni.
Të nderuar miq, shok e dashamirës po ju njoftoj se para një muaji kam paraqitur dorëheqjen time dhe nga sot edhe zyrtarisht nuk jam drejtor i SHMKM “Nikolla Shtejn”.
Këto tre vite rrugëtimi për mua si drejtor ishin përplotë sfida, projekte, përgjegjësi, sakrificë dhe durim. Gjatë kësaj periudhe janë realizuar shumë projekte e që kanë pas për qëllim përmirësimin e infrastrukturës, ngritjen e cilësisë, zhvillimin e vlerave artistike, kulturore, sportive…
Në vazhdim po i ndajë me ju të arriturat e kësaj periudhe:
✅️ Pas dy vite e gjysëm përpjekje më në fund arritëm ta bëjmë legalizimin e objektit të Shkollës së mesme të Mjekësisë, i cili nga viti 2005 ka funksionuar si objekt i ndërtuar, por jo i legalizuar.
✅️ Janë shtruar me pllaka 1500 m2 (korridori i katit të II dhe të III-të + pllakat e kabineteve në përdhesë).
✅️ Me sukses është realizur projekti “Mbulesa me konstruksion çeliku në hyrjen e shkollës”.
✅️ 12 piktura edukuese janë vënë në korridorin e shkollës, 15 piktura artistike punime të nxënësve në korridorin e shkollës.
✅️ Janë zhvendosur dhe rinovuar nga fillimi 6 kabinete të reja (laboratorisë dhe farmacisë) nga kati i tretë në përdhesë.
✅️ Katër kabinete të mjekësisë së përgjithshme janë pajisur me rekuizitat e nevojshme.
✅️ Është kompletuar një kabinet i ri me rekuizitat e nevojshme për fizioterapi.
✅️ Çdo vit shkollor rregullisht janë furnizuar kabinetet me materialet harxhuese dhe mjetet e nevojshme.
✅️ Me vetëfinancim kemi pajisur bibliotekën e shkollës me 300 libra artistik, plus 1000 libra artistik donacion nga komuna.
✅️ 40 klasa janë pajisur me 40 laptop, 40 projektor, 40 pëlhura (perde) për projektor dhe perde për klasat.
✅️ Janë siguruar 10 kompjuter të rinjë për administratën + katër printera për nevojat e administratës.
✅️ Me vetëfinancim kemi siguruar 30 kompjuter për kabinetin e parë të informatikës dhe 40 kompjuter i kam siguruar donacion nga UEJL për kabinetin e dytë të informatikës.
✅️ Në çdo fillim të vitit shkollor është bërë mirëmbajtja dhe lyerja e rregullt e klasave, kabineteve dhe korridoreve të shkollës.
✅️ Është realizuar projekti “Ura lidhëse në formë tuneli” në mes shkollës dhe sallës së sportit.
✅️ Është riparuar një pjesë e kulmit të shkollës.
✅️ Në bashkëpunim me OSBE-Vjen është mbjellur një brez prej 80 bredhave në rrugën kryesore.
✅️ Me sukses është realizuar projekti Erasmus+ në Spanjë, Itali, Slloveni dhe Erasmus+ në Greqi.
✅️ Brenda tre viteve janë bërë edhe dy aplikime tjera për Erasmus+ që janë kthyer negative dhe dy aplikime tjera për akreditim që na janë kthyer negative edhe pse kemi qenë shkolla e vetme në gjuhën shqipe që i kemi plotësuar kushtet për akreditim nga agjencioni nacional.
✅️ Në rrjedhim e sipër është projekti i fituar nga viti 2021 “Dhoma intenzive” me vlerë 158 000 euro e që financohet nga ambasada e Gjermanisë dhe Oda ekonomike e RMV dhe shteteve ballkanike. Jemi shkolla e vetme shqiptare në Maqedoni që kemi fituar në këtë grup. Projekti është në rrjedhim e sipër.
✅️ Kemi siguruar Donacion nga Ecolog 20 000 euro (pritet të realizohet) fusha e sportit me asfallt, ose muri mbajtes-tribina, dritat, gjelbrim ka rruga kryesore. Njërin projekt do e financoj Ecologu dhe për njërin projekt janë ndarë dhe siguruar mjete nga shkolla.
✅️ Deri në muajin dhjetor duhet të realizohet projekti për ndrrimin e dyerëve të të gjitha klasave të shkollës për të cilin janë siguruar mjete.
Projekti “Amfiteatri”
Punimet në ndërtimin e amfiteatrit të shkollës janë zhvilluar në dy faza. Me sukses ka përfunduar faza e parë e ndërtimit dhe në dhjetor të këtij viti duhet të përmbyllet edhe faza e dytë. Ky projekt përveçse do të përmirësojë kushtet e infrastrukturës shkollore, do t’ju mundësoj nxënësve dhe profesorëve të kenë një amfiteatër komod me 160 ulëse ku do zhvillohen aktivitete të ndryshme shkollore, kulturore, artistike etj.
Projekte të aplikuara dhe në pritje.
✅️ Në vitin 2022 kam aplikuar te Ambasada e Japonisë për rinovimin e një pjese të nyjeve sanitare me vlerë 80 000 euro dhe jemi në pritje të përgjigjes.
✅️ Në Ministrinë e arsimit kam aplikuar me projektin “Renovimi i fasadës izoluse dhe ndrrimi i dritareve” me vlerë 350 000 euro.
✅️ Në Ministrinë e arsimit kam aplikuar edhe me projektin “Ndërtimi i një objektit shtesë” me vlerë 450 000 euro. Për të dy aplikimet e fundit nuk kam marrë përgjigje, edhe pse për fasadën dhe ndrrimin e dritareve kam aplikuar edhe në vitin 2022 (pa përgjigje).
✅️ Kam dërguar shkresa në Sekretariatin e Qeverisë, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Arsimit, Agjencionin Rini dhe Sport për renovimin e dyshemesë së sallës së sportit me vlerë 25 000 euro, sepse është dëmtuar gjatë pandemisë kur ka shërbyer si qendër kovidi. Të gjitha shkresat kanë qenë negative.
Po i lë të përgatitura katër projekte për furnizimin e kabineteve të shkollës me aparaturat e duhura, orenditë, rekuizitat dhe pajisjet e duhura.
Për të gjitha këto projekte në çdo mbledhje rregullisht janë informuar kolegët në këshillin e shkollës, këshilli drejtues dhe kryetari i komunës.
Në bilancin financiar saldoja e llogarive është pozitive. SHMKM “ Nikolla Shtejn” nuk ka asnjë pagesë të prapambetur. Të gjitha pagesat janë likuiduar sipas planit dhe dinamikës kuartale dhe vjetore të miratuara nga këshilli komunal.
I falenderoj të gjithë për bashkëpunimin! Edhe ata që më kanë komplimentuar dhe përkrahur vazhdimisht, por edhe ata që m’kanë kritikuar, sepse me kritikat e tyre e kanë përforcuar edhe më shumë vizionin tim.
Falenderim edhe për kryetarin e komunës z. Bilall Kasami për besimin e dhënë.
Dhe për fund dua të theksoj se: Njerëzit nuk shqetësohen shumë për vlerat e tua, njerëzit presin që ju të bëni diçka të dobishme për ta, para se të ndiheni mirë me veten tuaj.
Tetovë, 19.11.2024

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’

Më shumë nga kategoria

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6868
Një burrë 42-vjeçar ka raportuar sulm fizik nga ish-gruaja e tij në Shkup
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9919
Përgatitet kthimi i pacientëve nga jashtë vendit
IMG_9916
Sali Berisha: Politikani që më frymëzon është Donald Trump
IMG_9913
Në Burgun e Kumanovës ndodhen 12 të dyshuar për ngjarjen në Koçan, përfshirë ish-kryetarët e komunës
IMG_9906
Tragjedinë në Koçan dhe tensionet etnike/ Shoqata shqiptaro-amerikane letër të hapur ambasadores ambasadoren Ageler