Çmimi i Bitcoin ka rënë nën 67 mijë dollarë, duke shënuar një nga rëniet më të mëdha që nga fundi i vitit 2024.
Kapitali total i tregut të kriptomonedhave ka humbur mbi 500 miliardë dollarë vetëm gjatë javës së fundit.
Ekspertët e lidhin këtë me largimin e investitorëve nga asetet me rrezik, vështirësitë e disa kompanive dhe shitjet e mëdha nga investitorë të mëdhenj.
Disa analistë e shohin këtë si mundësi për blerje, ndërsa të tjerë paralajmërojnë për rënie të mëtejshme.





