Trendy

Bleari nga Tetova shkëlqen në Sllovaki: Nga një djalosh i vogël, sot lider i padiskutueshëm në fushë

Para 35 minuta

Talentet shqiptare po vazhdojnë të lënë gjurmë të fuqishme edhe në arenën ndërkombëtare. Një histori frymëzuese vjen nga Sllovakia, ku 12-vjeçari me origjinë nga Tetova, Bleari, po tregon një formë të jashtëzakonshme në futbollin e të rinjve me skuadrën e Bytčës, shkruan tetova1

Në ndeshjen e fundit përballë ekipit të Rajec, Bleari ishte protagonisti kryesor i takimit duke marrë të gjithë lojën mbi supe, me pasime kyçe dhe gola vendimtarë që i dhanë fitoren ekipit të tij. Performance e tij ka marrë vëmendje dhe lëvdata të mëdha edhe nga njohësit vendas të futbollit.

Në një postim prekës dhe vlerësues nga Robo Michalec, kujtohet rrugëtimi i Blearit:

“Nga ai djali 9-vjeçar që para tre vitesh vraponte mes lojtarëve tre koka më të gjatë se ai dhe vuante në fushë, sot Bleari është shndërruar në një lider të vërtetë që e udhëheq ekipin drejt fitores.”

Rrugëtimi i tij shërben si një shembull i shkëlqyer i punës, përkushtimit dhe evolucionit sportiv. Trajnerët e tij, Daniel Hundak dhe Jakub Dudoň, po bëjnë një punë të shkëlqyer me zhvillimin e të rinjve, ndërsa Blearit i urohet suksesi i mëtejshëm në karrierën e tij që sapo ka nisur./tetova1.mk

Trending