Trendy

Bleona Qereti pjesë e mbrëmjes që u trondit nga incidenti me armë në Uashington

Para 41 sekonda

Bleona Qereti ishte pjesë e një prej eventeve më të rëndësishme të elitës mediatike dhe politike në Shtetet e Bashkuara, Darkës së përvitshme të Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë.

E njohur për paraqitjet e saj plot stil, Bleona u shfaq elegante në tapetin e kuq, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pranishmëve në këtë organizim prestigjioz që mbledh figura të njohura nga politika, media dhe showbizi.

Megjithatë, mbrëmja që pritej të ishte festive u shoqërua me zhvillime të papritura. Sipas raportimeve, një incident i armatosur brenda hotelit ku po zhvillohej ceremonia tensionoi atmosferën dhe shkaktoi shqetësim mes të ftuarve.

Në mes të kësaj situate, Bleona ndau në Instagram një moment nga mbrëmja, ku shfaqet në tapetin e kuq. Krahas fotos, ajo shkroi: “Pushtet, politikë dhe rrobaqepësi precize. Darka e mbrëmshme e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë (tani do të riplanifikohet)”, duke lënë të kuptohet për ndërprerjen e eventit.

Ndërkohë, autoritetet amerikane po vijojnë hetimet lidhur me incidentin, i cili paraprakisht dyshohet të jetë vepër e një individi të vetëm.

Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa pritet që organizatorët të japin detaje të mëtejshme për zhvillimet dhe riplanifikimin e eventit.

Trending