Deputetja e VLEN-it, Saranda Imeri Stafai ka bërë të ditur se deputeti I BDI-së Blerim Bexheti e ka paditur atë për “shqetësim emocional”, informon portal “tetova1”.
“Blerim Bexheti më paska paditur për “shqetësim emocional”.
Sipas tij, nuk mund të flejë natën, sheh ëndrra të këqija, histerik deri në 3 faqe padi, e që kur e lexon të vjen me qajtë
Po mirë, nëse fjala e lirë të prish gjumin, problemi s’është te fjala, por te ndërgjegjja.
Pushka top t’u boftë! Shihemi në gjyq.
P.S.
Unë nuk qava kur më the “e dehur”.
Po as deputetet kur i quajte “lopa të këqija””, ka shkruar Stafai./tetova1/










