Trendy

Blerim Bexheti reagon pas shkrimit të Evropës së Lirë

Para 2 muaj

REAGIM

Me të vërtetë kemi arritur në absurditet kur “skandal i madh” në shtet qenka bërë fakti që fëmijët e mi madhorë kanë hapur një kompani në mënyrë ligjore, transparente dhe përmes Regjistrit Qendror kompani e cila, ndër shumë veprimtari të tjera, ka të regjistruar edhe veprimtari të ndërtimtarisë. Sipas kësaj logjike, çdo i ri që hap një kompani automatikisht “qenka ndërtues pallatesh”.
Me sa duket, mëkati më i madh sot është nëse një i ri përpiqet të bëhet sipërmarrës, në vend që të punësohet në një institucion publik me rrogë të mirë përmes partisë.

Po krijohet një “histori dramatike” rreth një kompanie që:
• nuk ka fituar asnjë tender,
• nuk ka lidhur asnjë kontratë,
• nuk ka filluar asnjë aktivitet biznesi.
Por, dukshëm, disa media dhe struktura politike jetojnë nga senzacionet dhe nga montimi i “aferave” aty ku ato nuk ekzistojnë me qëllim të vetëm shtrembërimin e realitetit dhe njollosjen e personalitetit tim dhe të familjes sime.

Të jemi të sinqertë: “krimi” im, sipas tyre, është se me vonesë prej vetëm tre muajsh, nuk e kam paraqitur themelimin e kompanisë në Komisionin Antikorrupsion kompani e cila aspak nuk punon, nuk fiton dhe nuk ka të bëjë me para publike.
Sipas interpretimit tim të ligjit, duke marrë parasysh se fëmijët e mi jetojnë ndaras nga unë, as që ka ekzistuar detyrimi për ta paraqitur.

Megjithatë, nëse KSHPK vlerëson se ka obligim për deklarim këtë do ta bëj, me një vonesë prej plot TRE MUAJSH.
Doni të flasim për skandale? Urdhëroni:
• kompani me vetëm dy të punësuar kanë marrë tenderë prej 9 milionë euro,
• 161 tenderë i janë ndarë një kompanie në vlerë prej 5,3 milionë euro me ,
• kontrata prej 1,2 milionë euro në institucione shtetërore kanë përfunduar te persona të afërt me elitat e reja politike.
E “krimi” im? që fëmijët e mi madhorë kanë themeluar një kompani që nuk ka asnjë tender, asnjë faturë, asnjë punë të realizuar.
Ky “mëkat i madh” është aq absurd, sa mjafton të krahasohet me këto marrëveshje milionëshe që heshtazi kalohen nën tryezë.
Kur nuk kanë argumente kundër meje fillojnë t’i sulmojnë fëmijët e mi. Kjo flet shumë më tepër për ta, sesa për mua.

Unë mbetem konsekuent institucionet le të punojnë, ligji le të vlejë për të gjithë. Ndërsa senzacionet e montuara do të mbeten në nivel të spekulimeve dhe senzacionalizmit të lirë” – ka shkruar Bexheti.

Trending