Më 16 shtator, në ora 20:00, koalicioni VLEN do të bëjë hapjen e Shtabit Zgjedhor në Komunën e Zhelinës, ku njëkohësisht do të promovohet kandidatura e Blerim Sejdiut për mandatin e tij të tretë si kryetar komune.
Sejdiu, i cili ka drejtuar Zhelinën për dy mandate radhazi, tashmë hyn në këtë garë me përvojën e tij shumëvjeçare dhe me synimin për të vazhduar projektet zhvillimore që, sipas mbështetësve, kanë transformuar komunën në shumë fusha.
Në hapjen e shtabit pritet një pjesëmarrje e gjerë e qytetarëve, përfaqësuesve të jetës publike dhe strukturave të koalicionit, ku do të prezantohet vizioni dhe prioritetet për katër vitet e ardhshme.











