Kryetari aktual i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, në një intervistë për emisionin Dialog me Lajm, ka bërë të ditur se do të kandidojë edhe për një mandat tjetër në krye të komunës.
Sejdiu theksoi se vendimi për të rikandiduar vjen si përgjigje ndaj kërkesës së qytetarëve, të cilët, sipas tij, besojnë se vetëm ai mund ta çojë deri në fund ndryshimin që ka nisur gjatë mandatit të tij të parë.
“Qytetarët më kanë kërkuar që të vazhdoj, sepse besojnë se ndryshimi që ka filluar me mua, vetëm unë mund ta përfundoj,” u shpreh ai gjatë intervistës.





