Kryetari i Komunës së Zhelinës dhe kandidati i VLEN për këtë komunë, Blerim Sejdiu, ka vizituar fshatin Pallaticë për të treguar projektet që po realizohen në terren, duke i vendosur qytetarët në qendër të zhvillimit. Ai u shpreh:
“Pallaticë e dashur, ja erdhi momenti që të realizojmë të gjitha projektet që i kemi përmendur një nga një. Koha është e juaja dhe koha është e të gjithëve neve që punojmë dhe sot po realizojmë çdo projekt që kemi premtuar dhe ja ku jemi në teren, jo për tastierat e komjuterit me pëlqime apo me fjalë boshe, jemi në rrugë, jemi në teren, jemi pra aty ku duhet të jemi, aty ku na keni dhënë BESËN dhe aty ku ju ka keni thënë që të jemi, në rrugën Pallaticë-Zhelinë, në rrugën që e lidh këtë fshat dhe e zhvillon këtë fshat.”
Sejdiu njoftoi për përfundimin e rrugëve Uzurmisht-Zhelinë, Uzurmisht-Pallaticë-Zhelinë dhe Pallaticë-Tetovë, duke theksuar:
“E dini se ne nuk do të ndalemi këtu. Mbi 5 km rrugë për dy vite kemi realizuar në këtë fshat dhe do të vazhdojmë edhe me projekte tjera, me supriza më të mëdha se kjo, deria atëherë mirë se takohemi.”
Ky vizitë thekson qartësisht angazhimin e Blerim Sejdiut dhe VLEN për të sjellë projekte konkrete dhe të prekshme, duke e bërë zhvillimin e Zhelinës dhe Pallaticës një realitet dhe jo vetëm premtim parazgjedhor.










