Blerim Sejdiu sot në hapjen e shtabit zgjedhor të VLEN në Zhelinë,i dha tonin këtij tubimi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve.
“Nuk fiton kryetari, fitojmë bashkë,” tha Sejdiu, duke nxjerrë në pah filozofinë e koalicionit për një fitore të përbashkët dhe përfshirje të gjithsecilit në procesin politik.
Ngjarja tërhoqi dhjetëra qytetarë dhe liderë të VLEN, të cilët shprehën mbështetje për vizionin dhe programin politik të koalicionit. Sejdiu bëri thirrje për angazhim aktiv dhe për një fushatë të bazuar mbi unitet, solidaritet dhe mobilizim qytetar, duke e kthyer Zhelinën në një nga qendrat kyçe të energjisë politike për këtë sezon zgjedhor.










