Trendy

Blerim Sejdiu prezanton listën e kandidatëve për këshilltarë nga radhët e VLEN në Komunën e Zhelinës

Para 6 muaj

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka prezantuar sot listën e kandidatëve për këshilltarë nga radhët e koalicionit VLEN.

Sejdiu theksoi se kjo listë është pasqyrë e përkushtimit, përvojës dhe vizionit për të ardhmen e komunës. Ai u shpreh se kandidatët e përzgjedhur janë qytetarë të njohur për ndershmëri dhe përkushtim, që e njohin nga afër çdo fshat, rrugë dhe nevojë të Zhelinës.

“Janë njerëz që janë gati të punojnë me zemër, me ndershmëri dhe përkushtim për të vazhduar zhvillimin e Zhelinës sonë. Së bashku, me këtë ekip, do të ecim edhe më fuqishëm përpara”, shkroi Sejdiu në Facebook.

Lista e prezantuar është pjesë e përgatitjeve të koalicionit VLEN për zgjedhjet lokale, me synim forcimin e përfaqësimit qytetar dhe realizimin e projekteve zhvillimore në komunë.

Trending