Maqedoni

Bletari nga Siniçani përdor kosheret e bletëve edhe për inhalim

Autori

Autori

Portali Tetova

July 28, 2024, 02:07

Që prej tre dekadash, Qenan Beqiri nga fshati Siniçan, merret me bletari. E ka pasion por edhe siguron jetesën, shkruan Alsat.

Nga bletët mund të jetojë një familje dhe të ketë të ardhura normale, por, vetëm kur ka më shumë koshere, respektivisht rreth 200 të atilla.

Dhe gjithnjë, nëse ky kultivim i bletëve dhe mjaltit, bëhet në mënyrë natyrale.

“Profitabile është nëse ka mbi 150 – 200 koshere mund të jetoj një familje nga bletët, por përveç biznesit familjar sigurojmë për familjen edhe mjaltë për të ngrënë”, tha Qenan Beqiri, bletar.

Por si duket për Beqirin, ruajtja e bletëve dhe prodhimi i mjaltit nuk ishin të mjaftueshme. Duke ditur vetitë kuruese jo vetëm të mjaltit, por edhe të polenit, hojes dhe përbërësve të tjerë që kanë kosheret e bletëve, Beqiri, filloi të merret edhe me mjekësi alternative, e që sigurohet pikërisht nga kosherja e bletëve.

“Quhet API terapi, ndryshe nga mjekësia moderne është paraprirësja e çdo medikamenti modern, sepse i takon mjekësisë popullore. Por që sipas Zotit Beqiri ka efekt të jashtëzakonshëm, sidomos, si anti alergens, por interesantja është se ky inhalim, nuk ka medikamente, nuk ka kemikate, por thjeshtë është aroma e kosheres së bletës”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.

“Në përgjithësi shëron traktin respirator, sinuset, migrenën, pagjumësia, stresi”.

Gazetari :Çka thithim çfarë përbërje ka ky inhalim?

“Kjo ka përbërje kryesisht natyrale nga lulet, dhe e quajnë API aerosol, këtu thithet ajri i avullit të mjaltit, propolisit, polenit, qumështit të mëmës, helmit të bletës, dhe përbërje të tjera që ndoshta ende si kemi zbuluar. Kjo metodë shpejt ka filluar, nuk njihet mirë, por në shtetet e jashtme po Slloveni, Austri e tjera, në Rusi madje e kanë fut edhe në sistem të mjekësisë. Tek ne shpejt ka filluar në Maqedoni, Shqipëri e Kosovë, por në shtet tjera është shumë më e përhapur”, tregon tutje Beqiri.

Api terapia, fillimisht nisi të përdorët në Rusi, ku edhe sipas të dhënave, është vendosur si pjesë përbërëse e mjekësisë moderne, ndërsa në vendin tonë, tre vitet e fundit, ky lloj i mjekësisë alternative po përhapet me të madhe./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”

Më shumë nga kategoria

IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_2113
Erdogan: I lutem Zotit që Xhamia e Namazgjasë, të sjelli dobi për të gjithë shqiptarët
IMG_2097
Daçiqi në Kumanovë i dhuroi Dimitrievskit Fiço me mbishkrimin “MILICIJA”
IMG_2099
Nis ceremonia për inaugurimin e xhamisë së re të Namazgjasë, Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2084
Erdogan: Xhamia e Namazgjasë, dhuratë për popullin shqiptar
IMG_2085
Rama falënderon Erdoganin: Ejvallah!

DIASPORA