Dy helikopterë britanikë Wildcat kanë mbërritur sot në Qipro, pasi kryeministri Keir Starmer u zotua për forcimin e mbrojtjes në ishullin e Mesdheut.
Starmer tha të enjten se Mbretëria e Bashkuar po dërgon helikopterët, të cilët kanë aftësi kundër dronëve, së bashku me anijen HMS Dragon, e cila pritet të mbërrijë në Qipro në javët në vijim.
Britania po ashtu po dërgon edhe katër avionë shtesë luftarakë Typhoon në Katar, raporton BBC.
Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes, shihet një helikopter duke u shkarkuar nga një avion transportues Royal Air Force C-17 në Qipro.







