Një automjet është përfshirë nga zjarri gjatë lëvizjes në orët e vona të mbrëmjes. Më 18.01.2026, në ora 23:36, në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë, në hyrje të fshatit Bellovisht, një automjet i tipit “BMW X5” me targa kombëtare daneze është përfshirë nga flakët.
Automjeti ishte në pronësi të V.Z. (34) nga fshati Dobrosht dhe ndodhej në lëvizje në momentin e shpërthimit të zjarrit. Në vendngjarje ka ndërhyrë Njësia Territoriale Kundër Zjarrit Tetovë, e cila ka shuar flakët. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Këqyrjen e rastit e ka kryer ekipi i SPB Tetovë.










