Maqedoni

Bora mbulon Malësinë e Tetovës, rrugët vështirë të kalueshme

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 24, 2024, 02:12

Pas reshjeve të shumta të borës që një ditë më parë bllokuan shumë rrugë në malësinë e Tetovës, autoritetet lokale kanë intervenuar me makineri për pastrimin e borës gjatë natës. Rrugët sot rezultonin të kalueshme, por më vështirësi, ndërsa në disa vende, ishte pothuajse e pamundur të kalosh pa zinxhira në goma.

“Për momentin janë siç e shihni, nuk janë mirë të kalueshme por duhet të mirëmbahen më mirë. Nëse i ke pajisjet e dimrit kalohet por edhe malësinë duhet kujdes mos e lënë pas dore”, tha një banor.

“Më duket se kanë kaluar me bager, por kot ne jemi vend malor deshe apo s`deshe ja. Rruga pak e ngushtë duhet kthe pas shko para. Zinxhira këndej deri në qytet nuk duhet, por të shohim sot a do hedhin krip apo jo se deri tani mirë është”, tha një tjetër banor.

“I Pastrojmë ne vet ja shiheni. Bageri s`ka kaluar, po ja shiheni taksistët s’janë askund”, theksoi një banor.

Drejtori i ndërmarrjes Publike komunale Tetova tha për Alsat se vështirësitë e ditës së djeshme janë tejkaluar, ndërsa bashkë me kompaninë e kontraktuar vazhdojnë pastrimin e rrugëve

“Jemi të përgatitur për reshjet. Zonat më të rrezikuara ishin dje Vica dhe brodeci por janë të kalueshme sot dhe nuk ka bllokime. Kompania e kontraktuar është në terren dhe po punohet intensivisht që rruga të jetë e kalueshme. Sot edhe ankesa nuk ka, mbrëmë kishim ankesa por sot nuk ka. Apelojmë qytetarët makinat mos ti parkojnë në rrugë që të mos pengojnë procesin e pastrimit”, deklaroi Samet bislimi. Drejtor i NPK “Tetova” Tetovë.

Komuna e Tetovës sivjet ka ndarë rreth 7 milion denarë për mirëmbajtjen dimërore, nga të cilat, 3 milion janë vetëm për furnizimin me kripë të cilën përveç kompanisë për mirëmbajtje të rrugëve, do mund ta përdor edhe Ndërmarrja publike Komunale, ndërsa mirëmbajtja e rrugëve, komunës sivjet i ka kushtuar 4 milion denarë. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_3753
Myzejene Selmani – Liderja e duarve të forta për një Kosovë të qëndrueshme dhe të barabartë!
Kultura-ministria
Programi nacional i KULTURËS 2025, projektet shqiptare nuk arrijnë as 15%
licensed-image
Trump: SHBA do marrë kontrollin e plotë të Gazës, do jetë riviera e Lindjes së Mesme!
IMG_3722
Strugë/ Vdekja e 4-vjeçarit, s’ka gabim mjekësor
IMG_3716
Fidan ngre shqetësime për veprimet e mundshme të Netanyahut pas lirimit të të burgosurve
IMG_9796
Mickoski: Është e palogjikshme të përfshihen cigaret në shportën minimale