Trendy

Branko Manoilovski e tha në Çikago: Jam shqiptar!

Para 2 orë

Qyteti Çikagos me frymë të jetës urbane,të njerëzve të lirë me tipare të demokracisë në shtetin e Ilinosit,jetojnë,punojnë dhe po integrohen shqiptarët nga të gjitha trevat etnike të mirëpritur nga isntitucionet e shtetit amerikan.Nëpër vite,në këtë qytet pati shumë veprimtari politike dhe kombëtare në kërkim për lirinë e Kosovës,të ndryshimeve të sistetmit totalitar të komunizmit në Shqipëri si dhe për avancimin e barazisë së shqiptarëve në hapësirën etnike të shpërndarë në vendet e fqinjve tanë ballkanikë.

Në këto vite në Çikago pati frymë kombëtare të shumë organizatave me shumë veprimtarë,që tashmë kanë hyrë në historinë e diasporës shqiptare në Amerikë,në krah të çështjes shqiptare në Ballkan për të mbajtur gjallë historinë e dhimbshme të marrëveshjes së nëntokës të regjimeve të Serbisë përmes firmosjes së krijesës ugurzi për shqiptarët,të pa pranuar  si shtetin e tyre (Jugosllavia)për në Anadoll të Turqisë dhe skenarët tjerë shfarosës të kohës vrastare.

Shumë ngjarje në Çikago,veprimtarët nuk e ndalën udhën kombëtare se,ata nuk kishin  tjetër atdhe pos tokës së shqiptarizmës,që,përmes protestave,të takimeve me kongresistë e senatorë,të departamentit  të shtetit  në Washington,në qendër të vemendjes ishte fati i Kosovës,pozita kushtetuese e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut,të Presheves dhe Medvegjës ,të Ulqinit,të Çamerisë dhe,synimet për tiparet e vlerave të demokracisë dhe të shtetit ligjor të Shqipërisë.Në qarqet e frymës kombëtare në qytetin e lirë të shqiptarëve,në Çikago kishte dalë fjala se në hapësirën etnike në Rekën e Epërme të rrethit të Gostivarit po dalin si lulet shpirti shqiptar,dikur i ndaluar dhe i fshehur përmes  ,,ligjeve të regjimeve,,përmes kishës ortodokse për ,,popull maqedonas,,(!).Kjo odisejadë nisi të shpaloset në Çikago me veprimarët e vijës së parë kombëtare Ilaz Kadriu,Faik Hajro,Azem Begzadi,Xhevat Prespa,Mahmut Skenderi,Qazim Ismaili,Skënder Karaçica,Tefik Avdullahu,Vllaznim Sherifi,Fanol Cami  e të tjerë në takimet e shpeshta me Branko Manoilovski.

Thuaje të vëretën,vëllai ynë  shqiptar,  Branko Manoilovski nga Reka e Epërme…!

Në takimet tona,veprimtarët shqiptarë në Çikago,tema më frymë kombëtare ishte atdheu dhe kombi shqiptar dhe,padrejtësitë historike të regjimeve pushtuese në shekullin e kaluar të fqinjve tanë grabitqarë.Saherë vijnë nëntorët,mërgimatrët shqiptarë shpalojnë historinë kombëtare të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë(1912),fati i kombit dhe pjesa më e dhimbshme e pushtimit serb të Kosovës si dhe plaga e përgjakur e Çamerisë.Prisnim festën e Flamurit të pavarësisë së Shqipërisë,që tashmë është bërë traditë e festimit në Çikago,kur e kur në mesin tonë erdhi vëllai ynë Branko Manoilovski nga Reka e Epërme shqiptare në Maqedoninë e Veriut.Bisedë e ngrohtë për historinë shqiptare të Rekës së Epërme,koha e regjimeve,hijet e harresës përmes odisejadës të veshur me petkun fetar të kishës ortodokse për një popull(shqiptar)tashti në taborrin si ,,popull ortodoks,,(!)në hapësirën e shtetit si krijesë e shenjë ballansimi të krijuar nga boshti i regjimeve  serbo-ruse përmes të njëfarë,,testamenti,,të krijesës Jugosllavia e kohës…!

Nëna ime nuk dinte dhe nuk  fliste maqedonisht,nisi bisedën Branko Manoilovski me veprimatrët në Çikago.Kjo fjalë na erdhi si prej diellit,nuk e kishim dëgjuar më parë.Fjala nuk kishte të mbaruar,koha u bë për ne si ora i historisë ,që,kishte brenda vetës brengën e viteve të regjimit në rrafshin shekspirian,,Të jeshë,apo mos të jeshë,,!Po e them të vërtetën e tha në Çikago,Branko Manoilovski:UNË JAM SHQIPTAR!

U hap përdja,ranë për toke maskat dhe koha e harresës…!

Fjala e Branko Manoilosvki hapi një kapitull,shpalosi një histori,e kthej kujtesën tek rrënja shqiptare në Rekën e Epërme se shpirti i arbërit(term i De Radës)po kthehet në  tokën,në gjakun,në gjuhën shqip të popullit të ndaluar e të (pa)harruar në historinë e regjimeve me skenarë të nëntokës dhe pas shpinës së Zotit që flet shqip në kishën katolike në Rekën e Epërme!Fjala e vëllait Branko,na mbushi zemrat dhe na dha forcë për të shkuar më tej…I thamë zëshëm,dil në shtyp,flisni në radio e televizion se,Branko Manoilovski dhe Reka e Epërme është SHQIPTARE!

Në Çikago,u hap perdja,ranë për toke,maskat dhe koha e harresës të sajuara nga regjimet e kohës,në Rekën e Epërme të rrethit të Gostivarit,ka frymë,jetë e besim fetar të popullit jo maqedonas,por popull shqiptar me tipare të gjuhës shqipe,të kulturës,të traditës,të flamurit,të frymës së familjes,të mikëprtijes:bukë e kripë e zemër shqiptare…!

Në Çikago,Reka e Epërme nisi të flasë shqip dhe, e bëri lajm  të kohës se është SHQIPTARE!

Trending