Trendy

Bujar Osmani si Rama, VLEN-in e quan “kënetë politike”

Para 11 muaj

Ashtu si Edi Rama në Shqipëri që PD e quan kënetë, edhe Bujar Osmani nga BDI sot e ka quajtur VLEN-in “kënetë politike.” Madje ai nuk e quan “VLEN” por tash me zhvillimet e fundit të ASH-së së Taravarit koalicionin e quan “LEN”, informon portali “tetova1”.
Por derisa Shqipëria është në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen me 11 maj dhe këto epitete që përdor Rama janë në suaza të fushatës zgjedhore, lind pyetja a jemi edhe në Maqedoni në prag të zgjedhjeve pasë këtyre termave që përdorën Osmani nga BDI.
Në vazhdim publikimi i plotë i Bujar Osmanit.
Politika e LEN-it?
Taman kënetë politike.
Intriga, spinime, akuza boshe, ofendime personale, mashtrime e lajme të rreme – gjithçka, përveç vizionit, strategjisë dhe bashkëpunimit.
Ndërkohë që çdo e arritur po rrënohet para syve tanë, ata janë të zënë me lojëra të vogla politike.
E kanë zbritur nivelin e politikëbërjes në pikën më të ulët.

Trending