Bujar Osmani
Sot isha në protestën e studentëve si ligjerues, si prind po edhe si politikan.
Ishte një vorbull emocionesh.
Nga njëra anë u ndjeva krenar. Krenar për një gjeneratë që nuk bën kompromis për dinjitetin e vet.
Po në të njëjtën kohë u ndjeva edhe keq.
Keq për ku e kanë sjellë disa politikanë shqiptarë këtë popull në pak vite.
Prej një populli që bashkëdrejtonte shtetin e përtej shtetit, sot dëgjova: “duam të drejtat tona”.
Çfar degradimi.
Dhe prapa këtij degradimi ka emra dhe mbiemra konkret.
Por një gjë ta dini.
Emrat tuaj kanë me mbet në faqet e errëta të historisë. Të secilit
prej jush. Një nga një.





