Maqedoni

Bullgaria dhe Maqedonia arritën marrëveshje për ndërtimin e hekurudhës në Korridorin 8

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

November 1, 2024, 09:11

Në Sofje dje është mbajtur një takim mes delegacioneve nga Maqedonia, Bullgaria dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian lidhur me lidhjen hekurudhore. Në takim janë pranuar tre argumentet që periudhën e kaluar i theksoi ministri i transportit, Aleksandar Nikolloski, në lidhje me lidhjen hekurudhore të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë përmes Korridorit 8 – të ketë një projekt të përbashkët që të mos ndërtohet një tunel që nuk të çon askund, Bullgaria të përfundojë pjesën e saj të hekurudhës dhe të rishikohet kostoja dhe vetë projekti, njoftuan nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Në takim, siç informuan nga atje, nga pala maqedonase e udhëhequr nga sekretari i shtetit në Ministrinë e Transportit Stefan Velkovski dhe drejtori i “Hekurudhave – infrastruktura”, Sinisha Ivanovski, u theksua se vendi nuk heq dorë nga lidhja hekurudhore, e cila shihet si një projekt rajonal që nënvizon zhvillimin e rrjeteve evropiane të transportit.

Në lidhje me këtë, pas vlerësimit të rreziqeve dhe në kontekstin e ekzekutimit, është vendosur që në ndërtimin e tunelit të hekurudhës të punojë një kontraktor i vetëm. Sipas Ministrisë së Transportit, në takim nga të dyja palët gjithashtu është pranuar që faza e tretë e projektit, domethënë segmenti Kërçovë – Deve Bair, të rishikohet për sa i përket kostos, pasi ajo aktuale është shumë e lartë dhe e paarsyeshme dhe synohet që ajo të ulet.

“Të dyja delegacionet ranë gjithashtu dakord të përdorin vendimin për projektin teknik të tunelit, të paraqitur nga NP ‘Hekurudhat – Infrastruktura’,” thuhet në njoftimin e Ministrisë. Përfaqësuesit e delegacioneve u pajtuan që të dyja vendet të formojnë grupe pune, qëllimi i të cilave do të jetë përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për tunelin.

Gjatë takimit, palët shkëmbyen informacione, afate kohore për ndërtimin dhe ndanë përvoja për çështjet teknike lidhur me ndërtimin e Korridorit 8, veçanërisht në aspektin e procedurave për funksionimin e ardhshëm të tunelit ndërkufitar ‘Deve Bair’. Palët ranë gjithashtu dakord që marrëveshjet e arritura t’ua paraqesin institucioneve përgjegjëse financiare të BE-së”, thuhet në njoftim.

Për takimin informuan edhe mediat bullgare, të cilat transmetuan deklaratën e Ministrisë së Transportit të Bullgarisë, ku gjithashtu theksohet se të dyja palët kanë shkëmbyer informacione, kanë caktuar afate kohore dhe kanë ndarë përvojat e tyre për çështjet teknike dhe temat që lidhen me ndërtimin e Korridorit 8, me fokus te tuneli ndërkufitar “Deve Bair”.

Edhe nga pala bullgare theksojnë se pjesëmarrësit e takimit janë pajtuar që është më e përshtatshme që tunelin ta ndërtojë një kontraktor i vetëm, për të cilin kanë marrë mbështetje nga përfaqësuesit e Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilët kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në përgatitjen dhe zbatimin e procedurës së tenderit.

Se cila palë do të kryejë procedurën e prokurimit publik për kontraktorin e tunelit do të vendoset në një nga takimet e ardhshme me institucionet financiare, theksojnë nga Ministria e Bullgarisë.

Takimi i djeshëm u caktua në takimin që përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë zhvilluan më 16 tetor në Bruksel, ku të dyja palët ranë dakord të vazhdojnë së bashku ndërtimin e hekurudhës në Korridorin 8.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_8924
Limani drejtuar BDI-së: Opozitën ua sigurova, pason burgu për të gjithë kriminelët e sojit tuaj
bdi-vlen
VLEN: BDI non grata vodhi edhe në regjistrimin e popullsisë, miliona euro në xhepat e tyre!
IMG_5804
BDI: Fatmir Limani ka treguar se nuk ka asnjë prioritet, përveç se të zbatojë urdhrat e kryeministrit
IMG_8887
Ndalohet qarkullimi i automjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Mavrovë-Dibër
IMG_8866
Kuvendi i miratoi ndryshimet ligjore, pagat e deputetëve dhe funksionarëve do të korrigjohen
IMG_8853
Reshjet e borës në malësinë e Tetovës, Kasami del në terren! (FOTO)