Bota

Bullgaria dhe Rumania bëhen anëtare të plota të zonës Shengen, hiqet kontrolli i pasaportave

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 1, 2025, 12:01

Rumania dhe Bullgaria të mërkurën i hoqën kontrollet kufitare për t’u bërë anëtare të plota të zonës Shengen për udhëtim të lirë, duke iu bashkuar një blloku të zgjeruar të shteteve banorët e të cilave mund të udhëtojnë pa kontroll të pasaportave.

Fishekzjarrët e ndriçuan qiellin në një pikëkalim kufitar afër qytezës kufitare bullgare, Ruse, pak pas mesnatës, përderisa ministrat e brendshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë në mënyrë simbolike hoqën një pengesë në Urën e Miqësisë mbi Lumin Danub. Ky pikëkalim është pikë e rëndësishme transiti për tregtinë ndërkombëtare, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Kontrollet ndaj udhëtimit përmes ajrit e detit nga Bullgaria e Rumania ishin hequr në marsin e vitit 2024, por kontrollet tokësore vazhduan deri muajin e kaluar, kur Austria hoqi dorë nga vetoja që e kishte mbajtur në fuqi me arsyetimin se një masë e tillë ishte e nevojshme për ta ndalur migrimin e çrregullt.

Kontrollet kufitare mes Francën, Gjermanisë, Belgjikës, Holandës e Luksemburgut së pari ishin hequr më 1985. Zona Shengen tani mbulon 25 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2169
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje

Më shumë nga kategoria

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_2169
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_2078
Ish hetuesi i krimeve të rënda, tani avokati, një prej kandidatëve me serioz për Kuvendin e Kosovës
0497522f-7525-4415-8b39-4dea7d92b3e6
Memishi: Mbi pesë milionë denarë restaurojmë rrugen “Papuxhiska” në çarshinë e Shkupit
Ali Ahmeti
Ahmeti: Nëse dikush shkon në Bullgari e dikush në Shqipëri, kujt do ja lëmë këtë vend?
Micko-Rusi
Mickoski takon familjen Rusi nga Dibra në SHBA
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur