Maqedoni

Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 9, 2025, 04:01

Nga 10 000 euro dëmshpërbim për secilën familje të viktimave të Besa Transit, do ta paguaj shteti bullgar. Gjykata e Qarkut në Pernik, ka vendosur se Agjensia për infrastrukturë rrugore e Bullgarisë është fajtore pjesërisht ose 10% për aksidentin e Besa Transit, në të cilin humbën jetën 45 persona. Palët kanë të drejtë ankese për këtë vendim para Gjykatës së Apelit në Sofje në afat prej dy javësh, që nga momenti i dorëzimit së vendimit.

Gjithashtu, pranohen rrethanat se për atë pjesë të rrugës nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë, sepse rruga ishte lëshuar për komunikacion në vitin 2007 në fazën e aktit 15. Kurse shoferi e kishte vozitur autobusin me 106 kilometra në orë, që është shpejtësia maksimale në atë pjesë të rrugës prej 120 kilometrave.

GJYKATA E QARKUT PERNIK

“Gjatë projektimit të rrugës së shpejtë nuk ishin respektuar karakteristikat gjeometrike. Pjerrësia tërthore e projektuar e kthesës korrespondon me shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, por nuk ka asnjë shenjë rrugore të instaluar në vendet e kërkuara të shpejtësisë”.

Në vendim, përmenden edhe shkaqet se si ka ardhur deri te fatkeqësaia.

GJYKATA E QARKUT PERNIK

“Shoferi e ka humbur orientimin, më pas e ka humbur kontrollin e drejtimit të autobusit brenda korsisë së duhur, më pas ka kthyer djathtas, ka goditur bankinën e djathtë mbrojtëse në drejtim të trafikut, më pas bankinën e majtë mbrojtëse, e cila ka çuar në deformim të plotë të automjetit, duke ngecur mes dy bankinave të majta mbrojtëse dhe ka ardhur deri në vetëshpërthim të zjarrit”.

Në gusht të vitit 2022 familjarët e viktimave parashtruan kërkesë për dëmshpërblim prej 750 mijë eurove kundër Agjensia për infrastrukturë rrugore dhe Asociacionit Bullgar të Sigurimit të Veturave.

Më 23 nëntor 2021 autobusi i Besa Transit që po kthehej me udhëtarë nga ekskursioni në Stamboll, në Bullgari u aksidentu dhe i doli flaka. E si pasoj humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan. Për këtë fatkeqësi denim me burg mori pronari i Besa Transit, vetëm 1 vjet e tetë muaj. Ndërsa kompania me 800.000 denarë. Gjatë gjykimit dhe hetimeve faji më i madh u hodh tek shoferi, i cili poashtu ndërroi jetë gjatë aksidentit.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
besa-trans
Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit
IMG_0539
Kasami mirëpret në Tetovë Mexhitin, diskutojnë çështje që lidhen me zhvillimin urban dhe mbrotjen e mjedisit
IMG_0534
Nuk ka termine të lira për rentgen as për pacientët me udhëzim urgjent
IMG_0529
Papa kritikon Izraelin, e quan të turpshme situatën në Gazë
IMG_0519
Memedi: Është rritur numri i fëmijëve me infeksione respiratore në Klinikën e Fëmijëve
IMG_0493
Import rekord i makinave të reja në Maqedoni, për herë të parë që nga viti 2009 është tejkaluar numri prej 10 mijë veturave