Sportistët e Klubit të Karatesë Shkëndija nga Tetova, Buna Sherifi dhe Ron Bilalli, po përgatiten për të marrë pjesë në garën më prestigjioze botërore të karatesë, Karate One Youth League në Fujairah, Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila do të mbahet nga 11 deri më 16 shkurt, përcjell TV21.
Klubi i Karatesë Shkëndija u uroi sportistëve suksese dhe shprehu dëshirën që ata të kthehen me medalje nga kjo garë ndërkombëtare.






