Diaspora

“Burek King” i dy kërçovarëve në Zvicër, “në luftë” me kolosin “Burger King

Autori

Autori

Portali Tetova

February 1, 2024, 10:02

“Burger King” kishte paraqitur një kundërshtim në Institutin Federal Zviceran të Pronësisë Intelektuale për ngjashmërinë në mes të emrave të firmave
“Burek King” është një biznes me 35 punonjës. Ai po lulëzon, falë byrekut, specialitetit aq të kërkuar, të cilin Fatmir Mehmedi dhe Bekim Limani e njohin që kur ishin fëmijë. Dy shqiptarët nga Maqedonia nuk kishin besuar se do të kishin këtë sukses, në kohën kur kishin themeluar firmën Burek King gjatë pandemisë, transmeton albinfo.ch. Restoranti në Wöschnau (Solothurn), që është qendra e biznesit, pasi firma ka tashmë ehde 5 filiale të tjera, nuk ka asnjë vend të lirë. Prandaj, Fatmiri thotë se “ndihet si në një ëndërr të bukur”.

Çdo ditë, furrtarët e specializuar bëjnë të paktën 1200 copë byrekë, në kuzhinë. Ata vijnë nga Kosova, nga familje që kanë bërë emër atje, si mjeshtër, shkruan blick.ch. Me byrekët e gatuar këtu, furnizohen gjashtë filiale – tre vjet më parë ishte vetëm një. Gjërat do të vazhdonin kështu, në rrugë të mbarë sikur në vitin 2022, gjiganti i ushqimit të shpejtë nga SHBA, “Burger King” të mos ua prishte ëndrrën. Bekim Lima thotë: “Ekzistenca jonë është në rrezik”.

Zinxhiri i ushqimit të shpejtë “Burger King” kishte paraqitur një kundërshtim në Institutin Federal Zviceran të Pronësisë Intelektuale (IGE). Marka “Burek King” dhe logoja, e cila përmban inicialet BK, janë shumë të ngjashme me ato të Burger King, përcjell albinfo.ch. Për këtë arsye, fjala King dhe inicialet duhet të hiqen. IGE ra dakord me amerikanët: Sipas tij “ka rrezik të ngatërrohet gjatë leximit”, për shkak të ngjashmërisë së emrave të kompanive të përmendura.

Bekim Lima tund kokën dhe thotë: “Nuk mund të ngatërrohemi ne me Burger King!”.

Byreku është ushqim kombëtar në Turqi dhe në Ballkan. Si pica në Itali. Lima thotë: “Për ne është simbolizon shtëpinë”.

Ata të dy kanë ardhur në Zvicër me prindërit e tyre si fëmijë dhe vijnë nga i njëjti qytet në Maqedoninë e Veriut, Kërçova. Era e një byreku të ngrohtë u kujton atyre fëmijërinë dhe byrekët e gatuar nga nëna…

Prandaj, ata të dy donin t’u sillnin burekun e tyre njerëzve në Zvicër. Aq më tepër që kudo ka kebap, por pothuajse asnjë byrek nuk mund të blije që del direkt nga furra e bukës. Ata ishin të bindur se kishte një boshllëk në treg.

Bekimi dhe Fatmiri po e çojnë çështjen në Gjykatën Administrative Federale në St. Gallen, transmeton albinfo.ch. E kemi patjetër, thonë ata. Ndryshimi i emrit dhe logos do të kushtonte shuma të mëdha parash. Sepse logoja e tyre është e vendosur kudo – në të gjitha pecetat, xhamat e dritareve, në makinat e dërgesave dhe në bluzat e punonjësve. Madje Bekim Limani thotë: “Ne nuk mund ta përballojmë këtë”.

Për të nënvizuar seriozitetin e situatës, Simon Zwimpfer, i cili prodhon kos për Burek King me kompaninë e tij QMAG, thotë “Nëse Burek King largohet, nuk e di se çfarë do të ndodhë me ne. Deri në 800 kg në javë kos ia blen firma e dy shqiptarëve. “Ëstë klienti ynë më i madh”, thotë Zwimpfer.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë

Më shumë nga kategoria

Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
hotla-780x470
Në komunën e Likovës ikja e mërgimtarëve mori gjallërinë, rrugë të boshatisura e shtëpi të mbyllura
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
hatiii_452668709_487907027272410_6235709468462344137_n-750x375
Iu pezullua patenta, me këmbët përpjetë, Hati ironizon sërish policinë
ali-ahmetii
Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj
saranda-imeri
Deputetja Saranda Imeri Stafai: VLEN mbulon turpin e BDI-së
xhafer-shkurte
‘Krenare me ty vëllai im’, Shkurte Gashi pritet në takim nga kryetari i Obiliqit, vëllai i saj Xhafer Gashi

DIASPORA