Trendy

Burgim të përjetshëm për dy terroristët e “Banjskës”, 30 vjet për të tretin

Para 2 orë

Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë dënuar me burgim të përjetshëm për rastin “Banjska”, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim.

Ata janë dënuar për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas vendimit ata kanë qenë pjesë e grupit të serbëve, të armatosur rëndë, që fillimisht bllokoi urën në fshat, e më pas sulmoi policët që shkuan në vendngjarje për ta hequr kamionin nga rruga.

Gjatë sulmit të serbëve të armatosur u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë policë. Grupi serb sipas organeve të drejtësisë udhëhiqej nga ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, i cili gjendet në arrati bashkë me shumicën e të akuzurave të tjerë.

Trending