Trendy

Burim Latifi dhe këshilltari ekonomik i Ambasadës së SHBA vizitojnë trafostacionin e ri në Ohër

Para 6 muaj

Drejtori i MEPSO-s, Burim Latifi, së bashku me këshilltarin ekonomik nga Ambasada e SHBA-së🇺🇸, Barnabas Birkeland, vizituan dje kantierin e ndërtimit të trafostacionit të ri në Ohër.

Sipas njoftimit të Latifit, aktivitetet intensive në terren janë rezultat i përkushtimit për realizimin e shpejtë të këtij projekti strategjik, i cili ka rëndësi të veçantë për rrjetin energjetik të vendit.

Ai theksoi se në fazën e ardhshme ritmi i punimeve do të harmonizohet me komponentin e dytë të projektit – ndërtimin e largpërçuesit 400 kV Manastir–kufiri me Shqipërinë, që do të përforcojë lidhjet energjetike rajonale.

Trafostacioni i ri, TS Ohër, konsiderohet një objekt kyç energjetik, i cili do të sigurojë furnizim të besueshëm me energji elektrike dhe do të mundësojë integrimin e burimeve të gjelbra në sistemin energjetik të Maqedonisë së Veriut.

Trending