Lajme

Burim Latifi: Linja e transmisionit me Shqipërinë ka rëndësi strategjike për të gjithë rajonin

February 14, 2025, 09:02

Ndërtimi i linjës së transmisionit 400 kV midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore që aktualisht po realizon SH.A MEPSO. Në një intervistë për Faktor.mk më 11 shkurt 2025, drejtori i gjeneral i MEPSO, Dr. Burim Latifi, theksoi se kjo linjë ka një rëndësi të madhe jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por për të gjithë rajonin.

“Ndërtimi i linjës interkonektive me Shqipërinë është një nga projektet më të rëndësishme për lidhjen energjetike në rajon dhe ne jemi të vendosur ta përfundojmë me sukses,” ka deklaruar Latifi, duke theksuar se ky projekt do të mundësojë një lidhje më të mirë të sistemit energjetik të Maqedonisë së Veriut me tregun evropian dhe do të rrisë sigurinë në furnizim.

Projekti është pjesë e një iniciative më të gjerë për rritjen e integrimit rajonal të energjisë elektrike, e cila do të kontribuojë për një përdorim më efikas të energjisë. Burim Latifi shpjegoi se me këtë interkoneksion do të krijohen kushte për uljen e varësisë nga burimet e shtrenjta të energjisë në kohë krizash, gjë që do të jetë një përfitim i madh për qytetarët dhe konsumatorët industrial.

“Ky projekt jo vetëm që do të përmirësojë sigurinë e furnizimit, por gjithashtu do të mundësojë një shkëmbim më efikas të energjisë elektrike mes dy vendeve, gjë që ka rëndësi jetike për tranzicionin energjetik të të gjithë rajonit. Me masat e marra dhe përkushtimin tonë, jemi të bindur se do të kapërcejmë sfidat dhe do ta realizojmë projektin sipas planit,” shtoi Latifi.

Sipas të dhënave zyrtare, ndërtimi i linjës së transmetimit mbështetet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe realizimi i saj do të zgjasë disa vite. Me këtë investim, Maqedonia r Veriut do të përfitojë kushte ndjeshëm të përmirësuara për menaxhimin e furnizimit dhe mundësi për një integrim më të mirë me shtetet fqinje. SH.A MEPSO do të vazhdojë të investojë në projekte që do të sigurojnë furnizim stabil dhe të qëndrueshëm me energji elektrike, çka është thelbësore për të ardhmen energjetike të vendit.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman

Më shumë nga kategoria

IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_1028
Mexhiti: Qeveria miratoi furnizimin e 120 autobusëve ekologjikë për transportin publik
IMG_1026
Ngritet kallëzim penal kundër 10 punonjësve të njësitetit special EBR
IMG_1024
VLEN shumë me disponim u pa sot në Kuvend – Të gjithë bashkë, edhe në pauzë
IMG_1022
Ibrahimi i qetëson aktivistët: Koalicioni VLEN funksionon në mënyrë më të mirë
IMG_1016
Murtezani: Po punojmë në reformat që do përshpejtojnë integrimin tonë në BE
IMG_1015
ALSAT: Nëse Taravari shkon i vetëm në zgjedhje, ‘vallen’ do ta hedhë me BDI-në?