Trendy

Burrat të kenë kujdes! Shtrëngimi i dorës tani konsiderohet sulm seksual

Para 2 orë

Një vendim historik i Gjykatës Supreme të Spanjës ka ndryshuar mënyrën se si trajtohen kontaktet fizike të padëshiruara! Shtrëngimi i dorës apo puthja pa pëlqim nuk konsiderohen më thjesht “ngacmim rrugor”, por sulm seksual i mirëfilltë. Ky vendim vjen pas rastit të një burri që preku një grua në stacionin e autobusit, duke theksuar se çdo kontakt fizik i padëshiruar shkel lirinë seksuale të tjetrit.

Si pasojë, burri u dënuar me një gjobë prej 1,620 eurosh dhe një dënim penal, duke shërbyer si precedent ligjor. Vendimi i Gjykatës Supreme nënvizon rëndësinë e pëlqimit të qartë në çdo kontakt fizik dhe tregon se tani çdo prekje pa një “PO” të qartë mund të çojë personin përpara drejtësisë.

Trending