Trendy

Burri i guximshëm nga videoja virale gjatë të shtënvae në Sydney është 43-vjeçari Ahmed al-Ahmed

Para 3 muaj

Mediat australiane raportuan se personi që ndërhyri në një sulm me armë në një plazh në Sydney dhe çarmatosi njërin nga të dyshuarit është një burrë i quajtur Ahmed al Ahmed.
Sipas një raporti të publikuar nga News.com.au, pamjet video kapën momentin gjatë sulmit në plazhin Bondi të Sidneit, kur një burrë iu afrua njërit prej sulmuesve nga pas, ia rrëmbeu armën nga duart dhe e neutralizoi.
“News.com.au mund të konfirmojë se heroi është identifikuar si 43-vjeçari Ahmed al Ahmed, një banor i Sidneit që zotëron një dyqan frutash në Sutherland,” thuhet në raport.
Ahmed al Ahmed, 43 vjeç, i cili shpëtoi shumë jetë, raportohet se u qëllua në dy vende gjatë sulmit dhe u dërgua në spital për trajtim.

Trending