Trendy

Burri përdori fshesën robot për të zbuluar tradhtinë e gruas, dënohet me burg

Para 7 orë

Një burrë në Tajvan dyshoi se gruaja po e tradhtonte pasi gjeti në shtëpi një furçë dhëmbësh dhe sende të tjera që nuk i përkisnin asnjërit prej tyre. Dyshimet iu shtuan pasi pa në kamerat e sigurisë një burrë tjetër duke e dërguar gruan e tij në shtëpi.

 

Për të zbuluar të vërtetën, ai përdori fshesën robotike të shtëpisë, e cila kishte kamerë dhe transmetim të drejtpërdrejtë audio-video. Përmes saj, ai pa gruan duke u afruar me një burrë tjetër në shtëpi, raporton Daily Star, transmeton Klankosova.tv.

Gjykata civile e shpalli gruan fajtore për shkeljen e të drejtave martesore dhe çifti u urdhërua t’i paguante burrit rreth 12,500 funte.

Trending