Trendy

Bushati: Edhe Macron të konkurojë me Sara Milën, humbet!

Para 10 muaj

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 11 majit dhe arsyet e humbjes së thellë të opozitës dhe fitores historike të PS me 83 mandate.

Analistët Nazarko, Mërtiri dhe Bushati shprehën mendimin se përse Berisha i humbi zgjedhjet me këtë rezultat.

Biseda në studio

Mentor Nazarko: Populli shqiptar është i mençur, nuk e sheh te ai udhëheqësin e rrotacionit. Midis dy të këqijave zgjodhi Ramën. Rama ka një bilanc të çertifikuar ndërkombëtarisht. Çfarë është integrimi europian? Ka ftesë për Shqipërinë edhe për arsye gjeo-strategjike. Shqiptarët e dinë që Berisha nuk e përfaqëson ndryshimin, kanë patur kohë ta kuptojnë këtë.

Andi Bushati: Nuk besoj te fabula e “gogolit” Berisha. Nëse ka krim masiv të Berishës, është viti 97’. Kur rikuperoi atë… Brisha kur kishte rrotacion në Shqipëri, e rikuperoi me zgjedhje. Pra ato që ka bërë mbrapa janë të rënda por jo aq sa 97’. Pse humbi? A bëri listë të keqe? Më të keqen e mundshme padyshim. A pati fushatë të vakët? Padyshim. A është i vjetër? Padyshim. Por le ta vëmë në kontekstin e zgjedhjeve, ambjentit të përgjithshëm. Ore, si mund të fitojë, nuk ndodh në asnjë vend demokratik, një opozitë me 95% të audiencës mediatike kundër? Si mund të fitojë një opozitë me një drejtësi që e ka të gjithën mbi qafë? Si ti kërkoje socialistëve të fitonin me drejtësinë e Alush Dragoshit në 96’? Me gjtithë defektet e opozitës së Flamurit, por edhe Macron të sillje të konkuronte me Sara Milan, do të humbiste Macron dhe do të fitonte Sara Mila. Kjo Task Force e SPAK, çertifikonte me normalitet, fitoren e Sara Milas me Macron. Dini gjë ç’bëri kjo Task Force?

Ergys Mërtiri: Berisha e ka fajin vetë. Humbi sepse është 35 vite po ai. I pareformuar, me të njëjtët njerëz. Si mund të bësh njerëzit të besojnë te ndryshimi kur ti nuk ndryshon vetë. Berisha gënjen nga mëngjesi deri në darkë. Shihet si njeri i korruptuar. Ka përçarë partinë e vet, e shkatërroi për pushtetin personal.
Njerëzit e Berishës kanë gjuhë arrogante, agresive, militante, fondamentaliste, nuk ndihen rehat dhe komodë. Respektojnë një pakicë njerëzish. Berisha vetë nuk ka dashur të fitojë, nuk i është drejtuar elektoratit gri dhe ka shndërruar partinë në instrument për luftë me SPAK. Halli i Berishës nuk është të fitojë, por të mbrojë angazhimin e tij politik. Mbi të gjithë, njerëzit e kanë parë të bëjë koncesione dhe marrëveshje me Ramën.

Trending