Komuna e Çair ka paralajmëruar organizimin e manifestimit “Vera Kulturore e Çairit 2026”, që do të mbahet nga 1 deri më 30 qershor.
Përgjatë një muaji, qytetarët do të kenë mundësi të ndjekin aktivitete të ndryshme kulturore, artistike, sportive dhe muzikore, me programe të dedikuara për të gjitha gjeneratat.
Organizatorët bëjnë të ditur se Çarshia do të shndërrohet në një hapësirë të gjallë takimi, krijimtarie dhe festimi, duke sjellë atmosferë festive në zemër të komunës.










