Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, e ka caktuar 7 qershorin për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Haxhiu, ka thënë se kjo u bë pas pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ, dhe rëndësisë së pjesëmarrës sa më të gjerë të qytetarëve.
“Në këtë takim ishin të ftuara 17 parti politike, të pranishme ishin 15. Pas vlerësimit të afateve kushtetuese, nevojave organizative të KQZ, dhe rëndësisë së pjesëmarrës sa më të gjerë të qytetarëve, kam vendosur që zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin të mbahen me 7 qershor’’, ka thënë ajo.
Edhe përfaqësuesit e partive politike kanë shprehur pajtim që 7 qershori të jetë datë e zgjedhjeve, pas takimit që kanë pasur me ushtruesin e detyrës së presidentes Albulena Haxhiu.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka deklaruar se data më e kërkuar për të mbajtur zgjedhjet ishte 7 qershori. Edhe, Lushaku-Sadriu nga LDK ka bërë të ditur se LDK-ja mbështet 7 qershorin, në përputhje me kërkesat dhe kapacitetet organizative të institucioneve përgjegjëse.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe Ardian Gjini i AAK-së.










