Trendy

Can Yaman surprizon me deklaratën për familjen: Babai jetonte si shqiptar i vërtetë

Para 1 orë

Aktori i njohur turk Can Yaman ka emocionuar publikun gjatë pjesëmarrjes së tij në festivalin tradicional “Cannolo Fest” në Sicili, ku foli për herë të parë në mënyrë kaq personale për rrënjët e tij shqiptare dhe lidhjen me babain.

Ylli i serialit “Sandokan” ishte i ftuari special në aktivitetin që u zhvillua në Piana degli Albanesi, e njohur ndryshe si Hora e Arbëreshëve, një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh në Itali. Gjatë festivalit, aktori u nderua edhe me çmimin “Premio Hora Skanderbeg”, si vlerësim për lidhjen e tij me kulturën shqiptare dhe ndikimin që ka tek publiku arbëresh.

Momenti më prekës i mbrëmjes ishte fjalimi i Can Yaman, i cili ndau kujtime nga rrëfimet që i bënte i ati për fëmijërinë dhe origjinën shqiptare.

“Babai im më tregonte për fëmijërinë e tij, që e jetonte si një shqiptar, me shumë liri dhe duke u rritur mes shoqërisë”, u shpreh aktori mes emocionesh, ndërsa publiku e priti me duartrokitje të gjata.

Prania e tij në festival ka bërë bujë edhe në rrjetet sociale, ku videot dhe momentet nga eventi janë shpërndarë gjerësisht nga fansat në Itali, Shqipëri dhe Turqi.

Trending