Bota

Çdo të mërkurë dhe të shtunë do të ketë fluturime me “easyJet”, në relacion Shkup-Paris dhe anasjelltas

April 2, 2025, 09:04

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti Orli në Paris prej sot janë të lidhur me një fluturim të drejtpërdrejtë që do të shërbehet nga linja ajrore me kosto të ulët “easyJet” dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë. Fluturimi i parë i linjës ajrore “easyJet” nga Aeroporti “Orli” është pritur sot në mëngjes në aeroportin e Shkupit në orën tetë.

Linja e re ajrore është futur si rezultat i mbështetjes financiare nga Qeveria përmes Programit për futje të destinacioneve të reja të Ministrisë së Transportit. Aeroporti Orli ndodhet rreth njëzet kilometra larg qendrës së Parisit, ndërsa përveç “easyJet”, linjë ajrore nga Shkupi në kryeqytetin francez, shërben edhe linja ajrore “Wizz Air” deri në aeroportin “Bove” i cili ndodhet 90 kilomtetra larg Parisit.

“Sot në mëngjes mirëpritëm aeroplanin Izixhet nga Aeroporti Orli, Paris, duke shënuar hapjen e linjës së re ajrore me kosto të ulët Paris-Shkup. Sot, më 2 prill, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit lidhet me kryeqytetin francez, i cili është edhe baza e Izixhet, kompania më e madhe në Evropë sa i përket destinacioneve ajrore”, tha zëvendësdrejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Pero Lupevski.

Ai theksoi se “easyJet”, me fluturimet e saj dy herë në javë, do të sigurojë jo vetëm një fluturim direkt për në Paris, por edhe lidhje me 160 aeroporte të tjera në 35 vende.

“I urojmë mirëseardhje të ngrohtë “Izixhet” dhe shpresojmë që aeroplanët e tyre të jenë të mbushur me pasagjerë nga Maqedonia të cilët do të duan të zbresin në qytetin e dritës, si dhe shpresojmë që do të kemi shumë pasagjerë nga Franca që do të duan të eksplorojnë bukuritë e Maqedonisë. Kjo linjë ajrore do të thellojë edhe lidhjet kulturore mes dy vendeve dhe do të kontribuojë edhe në ekonominë e Maqedonisë, tha Lupevski, duke theksuar se sot janë duke u lidhur dy aeroporte që janë anëtarë të grupit ADP.

Sipas marrëveshjes, “easyJet” do ta operojë këtë linjë nga sot deri më 31 dhjetor 2027 me një orar fluturimesh të paracaktuar.

Sipas zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit, Aleksandar Nikoloski, kjo është edhe një mundësi tjetër për komunikim dhe lidhje më të mirë të vendit me vendet evropiane dhe kryeqytetet evropiane.

Linja Shkup – Paris është pjesë e marrëveshjes për mbështetje financiare për futjen e linjave të reja ajrore që e realizon Ministria e Transportit përmes thirrjes publike për subvencionim. Nga Shkupi, përveç Parisit, futen edhe linjat drejt Dubait, Shtutgartit, Lionit, Barcelonës, Gjenevës dhe Amsterdamit, ndërsa nga Ohri drejt Stambollit dhe Bazelit.

Sipas Programit për mbështetje financiare 2025-2027 të miratuar nga Qeveria, janë paraparë 360 milionë denarë për subvencione për futjen e linjave të reja ajrore. Qëllimi është përmirësimi i trafikut ajror, ofrimi i destinacioneve të reja përmes kushteve të favorshme të udhëtimit për qytetarët, si dhe zhvillimi i aviacionit civil.

Me orarin veror të fluturimeve që hyri në fuqi këtë fundjavë, nga Aeroporti i Shkupit operojnë 16 linja ajrore në 47 destinacione të rregullta, ndërsa tre operojnë me 10 fluturime çarter.

Fluturime me “easyJet” drej Parisit do të bëhet çdo të mërkurë dhe të shtunë.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
alergjite
Tetovë, në rritje numri i pacientëve të prekur nga alergjitë e ndryshme
muhamed lika
Aksion i madh në Kacanik, policia bllokon qytezën për vrasjen e reshterit Muhamed Lika
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin