Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nesër pritet të takohet me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Këtë e bëri të ditur vetë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
“Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë proces”, tha ai në Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie.
Kujtojmë se të shtunën Kurti takoi kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën për të cilin i pari i kësaj partie i ka bërë ofertë për një president të propozuar nga PDK-ja.





