Një çift të moshuarish pretendojnë se kanë parë një objekt fluturues të paidentifikuar javën e kaluar ndërsa po fotografonin zogjtë në një pemë rreth San Pedro de Colalao, në anën veriore të vendit.
“I thashë burrit tim, ‘Shiko, këtu po fluturon një zog i zi’,” tha Rina Juárez për Jam Press.
“Pastaj im shoq tha: “Nuk është zog, është një disk fluturues”.
Juárez ishte në gjendje të shkrepte foto të objektit në formë ovale ndërsa po shkonte drejt disa maleve.
“Vura re se ishte në të njëjtën lartësi me kabllot e rrymës, por më pas e pashë të shkonte gjithnjë e më lart,” kujton ajo.
Ajo ua tregoi fotot nipërve të saj, të cilët ishin “të mahnitur” nga imazhet dhe tregimi i saj i pushimeve.
“Më duhej ta shihja këtë në jetën time”, shtoi Juárez. “Duhej ta shihje për ta besuar.”