I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Më 12 prill prezentohet projekti i Stadiumit
Lajm i mirë për tetovarët, sidomos tifozët e Shkëndijës, Ballistët. Më 12 prill ora 17:00 në Stadiumin e Qytetit të Tetovës prezantohet projekti i ri Stadiumit.
Ditë më parë këtë e ka njoftuar edhe vetë kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, në profilin e tij zyrtar në Facebook.
” I ERDHI DITA! Po… po… dita erdhi! Stadiumi po bëhet! Të premten, me 12 prill, me fillim nga ora 17:00, me koncert madhështor nën përcjellje të muzikës së pastër shqipe të ELITA 5 dhe Aida Doçit, bashkërisht do të prezentojmë projektin e stadiumit të qytetit tonë. MOS MUNGO, EJA EDHE TI, BËHU PJESË E HISTORISË!”, ka shkruar Kasami.
Siç bëhet e ditur, fillimisht do të luhet një ndeshje reviale e veteranëve të futbollit të Tetovës, më pas do të bëhet prezantimi i projektit të stadiumit të ri, të pasuar me një koncert nga Elita 5 dhe Aida doçi.
Burime të afërta nga kabineti i komunës njoftojnë se po në atë ditë priten edhe surpriza mjaft të bukura që do t’i shijojnë mijëra pjesëmarrës, duke e shijuar edhe atmosferën fantastike të tifogrupit më të zjartë në tribunën “Marshin Beqiri” pra Ballistëve.
Mos harroni, 12 Prill, ora 17:00, tek stadiumi i qytetit në Tetovë!