Tërmeti i mbrëmshëm prej 4.9 shkallësh që goditi Tetovën dhe rrethinën, ngriti shqetësimet për qëndrueshmërinë e objekteve. Para dy viteve, Komuna e Tetovës formoi një Komision për vlerësimin e qëndrueshmërisë së objekteve publike, por nga komuna nuk i tregojnë gjetjet e këtij raporti dhe masat e ndërmarra. Arkitekti Hamdi Sulemani alarmoi për cilësinë e ndërtimeve, përgjegjësitë dhe rreziqet, shkruan Portalb.mk.
Ndonëse para dy viteve Komisioni për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe stabilitetit ndaj veprimeve sizmike të objekteve publike në Tetovë, gjetjet nuk janë bërë të ditura për opinionin se cilat objekte janë më të rrezikuara dhe në çfarë shkalle.
Portalb.mk i kërkoi gjetjet të cilat i ka konstatuar komisioni, por nga komuna nuk tregojnë se cilat objekte janë më të rrezikuara, çfarë masa janë ndërmarrë dhe a kanë plan konkret.
Ajo që është bërë e ditur tani më është se shkolla fillore ‘Liria’ ka nevojë për intervenim. Megjithatë, Komuna e Tetovës nuk ka vendosur ende nëse do të ndërtohet objekt i ri ose do të bëhet rikonstruim.
Në ndërkohë, arkitekti Hamdi Sulemani përmes një reagimi alarmoi për cilësinë e ndërtimeve, përgjegjësitë dhe rreziqet.
“Tetova pikërisht gjendet ne zonën e 8 apo koeficientin seizmik 0.050. Sipas normativave MKS dhe atyre ndërkombëtare projektuesi është i obliguar që gjatë kalkulimeve ti mare parasysh te gjitha këto koeficiente”, thotë Sluejmani.
Sulemani thotë se në vend ka investitorë të cilët kursejnë në hekur dhe beton.
Ndryshe, Komisioni për vlerësimin e qëndrueshmërisë dhe stabilititetit ndaj veprimeve sizmike për objektet kolektive, publike dhe të trashëgimisë kulturore në Tetovë u formua në janar të vitit 2024. Më pas ky komision analizoi diku rreth 20-30 objekte publike se sa kanë dëmtime në strukturë. Megjithatë, raporti i plotë nuk u bë publik për opinionin. /Portalb.










