Maqedoni

Çka ju tha Albin Kurti liderëve të VLEN? – Flet Bekim Qoku

April 2, 2025, 09:04

Darka e liderëve të VLEN te Kurti ishte një darkë miqësore dhe nuk kishte mesazh për t’u dhënë, tha përfaqësuesi i Vetëvendosjes në koalicionin VLEN, Bekim Qoku, i pyetur për mungesën e fotografive nga takimi, në intervistën për Alsat.

Ai është i bindur se VLEN do të vazhdojë të jetë solid dhe i vendosur. Tronditjet, thotë ai, janë normale në çdo koalicion dhe ata i bëjnë mirë çdo bashkimi.

Qoku tha se grupi parlamentar është duke shqyrtuar emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet lokale që më pas partitë të marrin vendimet përfundimtare.

“Sot kishim takimin e dytë të grupit të deputetëve dhe propozimi që u bë nga grupi i deputetëve që vjen nga Aleanca për Shqiptarët është që është tejkaluar ideja a të shkojmë me lista të përbashkëta ose me lista të ndara, që është prezantuar deri më tani. Pra, ky dallim që nisi, se dilema ka qenë të shkojmë me lista të përbashkëta ose të veçanta në zgjedhje, ndërsa me kandidatë të përbashkët. Me propozimin e ri që na erdhi nga deputetët e Aleancës për Shqiptarët, kjo dilemë është pezulluar. Ne tani presim vetëm që te cilat komuna, cili kandidat duhet të kandidojë. Pra, thjeshtë, e kemi tejkaluar dilemën me lista të ndara apo të përbashkëta, tani do të shkojmë në një fazë të re që diskutohet për kandidatët e mundshëm, nga cila parti, në cilën komunë”, tha Bekim Qoku, VLEN./ Alsat.mk

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2630
Fundjava e zgjatur, qytetarët ia mësyjnë Kosovës! Numër i shtuar i veturave në pikën kufitare “Bllacë”
IMG_2626
Përpjekje për vendosje të linjës ajrore Prishtinë-Nju Jork
IMG_4745
Dhunë në një familje në Tetovë-46-vjeçari e sulmon fizikisht gruan e tij
IMG_2621
Tërhoqi kalin me makinën e tij në Shkup, policia merr masa ndaj autorit
IMG_2619
Aksioni policor në Haraçinë, MPB: Është arrestuar personi që kërkohej për vuajtje të dënimit me burg
Izet Mexhiti-Vlen
Fati i Taravarit brenda Qeverisë mësohet pas festave – priten takime vendimtare