Maqedoni

Çmimet e larta pagat e ulta, qytetarët mezi e lidhin muajin me muajin

Autori

Autori

Portali Tetova

August 8, 2024, 03:08

Rritja e përditshme e çmimeve dhe shpenzimeve prek ndjeshëm qytetarët. Ata deklaruan për TV-Shenja se menaxhimi i muajit me pagat aktuale është mjaft i vështirë, pasiqë në këtë pike ku jemi, në asnjë mënyrë nuk përputhet paga me çmimet e tregut. Ata thonë se askush nuk I dëgjon ankesat e tyre.

Qytetari

“Ç’farë të komentojmë, të ardhurat janë ato ç’farë janë,ndërsa çmimet shkojnë vetëm përpjetë. Është vështirë, vështirë është. Si e menaxhojmë? Aq sa kemi aq harxhojmë,përndryshe nuk mund t’i dalim ballë. Vërejtja, ashtu siç i rritin mallrat ashtu duhet të rritet edhe paga, përndryshe nuk mund t’i dalim ballë në asnjë mënyrë”.

Ndërsa një tjetër qytetar thotë se vërejtje ka shumë por se njëkohësisht nuk ka çfarë të komentojë pasi që sipas tij është e kotë.

Qytetari

“Po çfarë të komentojmë, badihava e kemi, vështirë po, vërejtje ka shumë, por ne nuk kemi çfarë të bëjmë”.

Qytetari

“Në krahasim me standardin nuk është, por edhe ata e dinë atë gjë. Po s’mundemi t’ia dalim sepse e shohin edhe ata matematikën e tyre, çfarë t’iu them tani”.

Ndërkaq, rastisëm të takonim edhe disa mërgimtarë të adhur nga Finlanda. Ata thanë se çmimet tek ne janë më të larta se në Finlandë, ndërsa standarti I jetesës shumë larg atij të Finlandës.

Qytetari

“Nuk është në rregull, ne nuk jetojmë këtu, në shtëpinë tonë jemi mysafir për momentin. Po t’ju tregojmë që këtu më shtrenjtë, se ne jetojmë në Finlandë, më shtrenjtë se në Finlandë. Nuk është në rregull për këtë popull për këtë standard. Për ne prap nuk është aq problem por për këta këtu, nuk është n’rregull”.

Me një pagë 30.000 denarë sot çfarë të marrim më parë – kështu komenton një tjetër qytetar.

Qytetari

“Vështirë për popullin. Me një pagë 30.000 denarë sot çfarë mundet të bëjmë, vetëm për ushqim, a për rrymë, për telefona, për shtesa të tjera? Me një pension 23.000 denarë, ç’farë të marrim më para, a të ushqejmë a të paguajmë rrymën? Kërkesat e tona, po një familje 4 anëtarëshe më së paku duhet 60.000 denarë, 1mijë euro në lajme siç e parashikojnë, nuk ka tjetër”.

Në ndërkohë, ne lamë qytetarët duke bërë blerjet e tyre mjaft të brengosur për ekonominë e vendit tonë. Ata shpresojnë që të marrë fund kjo krizë, pasiqë edhe pikërisht për këtë arsye njërëzit po detyrohen në një mënyrë të braktisin Maqedoninë e Veriut.

Një ditë më parë Enti Shtetëror i Statistikës, ginformoi se se shpenzimet e jetesës në korrik të këtij viti, krahasuar me korrikun e vitit të kaluar, janë rritur për 3.0%, ndërsa çmimet me pakicë shënojnë rritje për 3.9%.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë

Më shumë nga kategoria

IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
Bashkimi_Gallate-780x470-1
Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it
Screenshot_1252
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”
rijadshhh
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
Kufiri_Bllace_1-780x470
“Gashi në Kufi”, MPB-ja me procedurë disiplinore ndaj gjashtë policëve
IMG_0612
OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese
Screenshot20atE2AFAM
Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16

DIASPORA