Trendy

CNN hyri në Iran – “Nuk ka shenja paniku, dyqanet po funksionojnë normalisht”

Para 27 minuta

Rrjeti televiziv amerikan CNN hyri në Iran dhe filloi të raportonte nga vendi në një kohë kur konflikti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin po zgjerohet më tej.

Korrespondenti Frederik Pleitgen ishte duke udhëtuar drejt kryeqytetit iranian, Teheran, ndërsa Izraeli dhe SHBA-të vazhdojnë fushatën e tyre ajrore kundër Iranit.

Gjatë rrugës për në Teheran, situata është normale.

Sipas raportit të tij, siguria është forcuar ndjeshëm në rrugët që të çojnë në kryeqytet. Pleitgen thotë se gjatë udhëtimit të tij ka hasur më shumë pika kontrolli se zakonisht, si dhe një numër më të madh forcash të armatosura sigurie.

Sulmi i natës është më i keqi”

Pavarësisht masave të shtuara të sigurisë, korrespondenti thekson se nuk ka shenja paniku tek popullata në jetën e përditshme. Dyqanet janë të hapura dhe të furnizuara mirë, dhe karburanti është i disponueshëm pa radhë të gjata në stacionet e benzinës. Ai raportoi gjithashtu se sulmi i mbrëmshëm në Teheran ishte, sipas banorëve, më i keqi deri më tani. “Ne qëndruam zgjuar gjithë natën”, dëshmuan ata.

CNN deklaron se mund të veprojë në Iran vetëm me miratimin e autoriteteve iraniane.

Trending