Këngëtarja e dashur për publikun, Dafina Zeqiri, ka përjetuar emocionin më të madh të jetës: është bërë nënë!
Dafina ndau me ndjekësit e saj në Instagram, lajmin e bukur se në jetë ka ardhur djali i saj i parë, të cilin e ka pagëzuar me emrin unik Daskan Gjergji, shkruan portali rtv21.tv
Fotografia dhe fjalët e saj të ëmbla kanë prekur zemrat e ndjekësve, të cilët e kanë përgëzuar për këtë dhuratë të çmuar dhe e kanë uruar për këtë rrugëtim të ri si nënë./21Media











