Një incident i pazakontë është regjistruar në Meksikë, ku një ceremoni mortore është kthyer papritur në skenë konflikti mes dy grave.
Sipas pamjeve të publikuara nga mediat e huaja, situata ka dalë jashtë kontrollit gjatë funeralit, duke shkaktuar tension dhe shqetësim tek të pranishmit dhe familjarët e të ndjerit. Sherri ka nisur në momentin kur njëra prej grave është shprehur me emocione: “Dashuria ime do të më mungosh shumë”.
Kjo deklaratë ka provokuar reagimin e menjëhershëm të një gruaje tjetër, e cila, e revoltuar, i është drejtuar duke bërtitur: “Kush je ti?”. Në atë çast, është zbuluar se gruaja që kishte folur kishte pasur një lidhje me të ndjerin, çka ka përshkallëzuar situatën në përplasje fizike. Ngjarja ka tronditur të pranishmit, ndërsa momentet e konfliktit janë shpërndarë me shpejtësi në rrjete sociale.










