Trendy

Daut Beqiri: VLEN punon, rezultatet flasin vetë (VIDEO)

Para 1 orë

Kryetari i Haraçina, Daut Beqiri, përmes një video-postimi ka komentuar zhvillimet politike në kampin shqiptar, duke theksuar se rezultatet e qeverisjes së koalicionit VLEN po dëshmojnë legjitimitetin dhe premtimet e realizuara.

Beqiri ka kujtuar se në fillim të mandatit qeverisës, BDI pretendonte se VLEN nuk kishte legjitimitet, por sipas tij, qytetarët dhanë përgjigjen në zgjedhjet lokale, ku VLEN fitoi 10 me 4 në komunat shqiptare.

Ai në video përmend edhe çështjen e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se tashmë edhe kjo çështje po realizohet, krahas zgjidhjes së çështjes së medresesë dhe kazinove.

“VLEN punon. Rezultatet flasin vetë”, thekson Beqiri në mesazhin e tij, duke pyetur se “me çka do të bëjë opozitë tani BDI-ja”.

VIDEO

Trending