Trendy

Daut Memishi: Fëmijët e Komunës së Tearcës nisin rrugëtimin në çerdhen “Foleja”, së shpejti hapja solemne

Para 52 minuta

Fëmijët e Komunës së Tearcës kanë nisur sot për herë të parë një rrugëtim të ri në çerdhen “Foleja” në Përshefcë.

Me rastin e ditës së parë, kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka vizituar ambientet e çerdhes, ku është takuar me vogëlushët dhe ka parë nga afër fillimin e funksionimit të këtij institucioni.

 

Përmes një publikimi, Memishi ka theksuar se buzëqeshja dhe lumturia e fëmijëve janë motivim për të punuar edhe më shumë, ndërsa “Foleja” në Përshefcë, sipas tij, përfaqëson një investim në të ardhmen e Tearcës.

 

“Uroj që kjo të jetë vetëm fillimi i shumë ditëve të bukura, miqësive të reja dhe kujtimeve të paharrueshme për vogëlushët tanë”, ka shkruar Memishi.

 

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se së shpejti do të organizohet hapja solemne dhe zyrtare e çerdhes “Foleja”.

Trending