Trendy

Daut Memishi: Nga “Dita e Groshës” tek vizita në fermën e pulave – një ditë e përkushtuar zhvillimit bujqësor në Tearcë dhe Pollog

Para 9 muaj

Kandidati për kryetar të komunës së Tearcës nga radhët e VLEN, Daut Memishi, gjatë ditës së sotme zhvilloi dy aktivitete të rëndësishme, duke vendosur në qendër bujqësinë, blegtorinë dhe trashëgiminë kulturore të Pollogut.

Në fillim, Memishi mori pjesë në manifestimin tradicional “Dita e Groshës 2025” në Tearcë, së bashku me zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Albrim Hoxha, drejtorin e CED, Metin Muharemi dhe kryetarin e komunës, Nuhi Neziri. Ky aktivitet tashmë i përvitshëm ka kaluar kufijtë etnikë, duke promovuar vlerat e përbashkëta kulturore dhe bujqësore të rajonit të Pollogut, si dhe duke nxitur prodhimet vendore si pjesë e trashëgimisë së pasur të zonës.

Më pas, së bashku me zëvendësministrin Hoxha dhe bartësin e listës, Lavdim Farizi, Memishi vizitoi një fermë të pulave në fshatin Odër, ku një banor i zonës kujdeset për rreth 1500 pula. Gjatë vizitës, ai theksoi rëndësinë e mbështetjes së bujqësisë dhe blegtorisë si sektorë me potencial të madh ekonomik dhe jetik për zhvillimin lokal.

“Si kryetar i ardhshëm i Tearcës, në bashkëpunim me pushtetin qendror, do të jem plotësisht i përkushtuar për të nxitur dhe mbështetur zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. Mbështetja nuk do të mungojë,” – u shpreh Daut Memishi.

Trending