Trendy

Daut Memishi: Së shpejti nis realizimi i projekteve qeveritare në Tearcë

Para 1 orë

Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka bërë të ditur se shumë shpejt pritet të fillojë realizimi i disa projekteve qeveritare në këtë komunë. Ai theksoi se, pavarësisht vështirësive aktuale, përfshirë edhe bllokimin e xhirollogarisë së komunës nga ana e përmbaruesit, institucionet janë duke punuar për të tejkaluar situatën, shkruan Tema.mk.

Sipas tij, menjëherë pas festës së Fitër Bajrami, pritet të nisin konkretisht disa projekte të rëndësishme që do të ndikojnë në përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Memishi u shpreh optimist se pengesat aktuale do të tejkalohen shpejt dhe se investimet do të vazhdojnë sipas planit, me qëllim zhvillimin e komunës dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale./Tema.mk/

Trending