Kandidati për kryetar komune të Tearcës nga radhët e VLEN, Daut Memishi në një intervist të shkurtër ka shpalosur tri prioritetet e tij pas ardhjes në komunë. Sipas Memishit, prioriteti i parë është transparenca e plotë, e cila ka qenë ndër të fundit gati 20 vite.
“Si prioritet numër një është transparenca e përhershme e cila ka munguar me vite. Punë, përkushtim dhe afërsi me qytetarët, këto janë tri shtyllat kryesore”, ka deklaruar Memishi.









